Aeroporti i Kukësit, rikonstruksioni në 2020 kushtoi më shtrenjtë se ndërtimi në...

Aeroporti i Kukësit, rikonstruksioni në 2020 kushtoi më shtrenjtë se ndërtimi në 2000, sot vjen avioni i parë

486
0
Shares

Sot kryhet fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’, me një fluturim nga Londra të Air Albania.

Avioni “Air Albania” fillimisht do të ulet në Aeroportin e Rinasit ku fo të marrë edhe kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të bëhet ulja në pistën e Aeroportit të Kukësit.

Stjuardeset në Aeroportin e Kukësit do të presin udhëtarët e parë të veshura me simbolet kombëtare dhe me qeleshe në kokë.

Destinacionet e para të fluturimeve në Aeroportin e Kukësit do të jenë me disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë, Italisë por edhe vendeve skandinave.

Kryeministri Edi Rama tha më herët se ky fluturim do të jetë simbolik dhe më pas Aeroporti do të nis me fazën e certifikimit ndërkombëtar që do të duhen edhe disa muaj që ajo të nis punën.

Aeroporti ka përfunduar. Aeroportet gjithmonë kur përfundojnë bëjnë fluturimin simbolik, 1, 2, 3 fluturime dhe pastaj futen në fazën e certifikimit ndërkombëtar duke marrë gjithë licencat, etj”, tha ai.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat e veriut” do ketë një pistë prej 2.2 kilometrash dhe kullën e saj të vrojtimit, ndërsa në pjesën e vendqëndrimit të avionëve, është projektuar për të mbajtur 3 avionë njëkohësisht, ndërkohë që brenda një ore mund të nisen 4 avionë nga aeroporti i Kukësit.

Kjo është hera e dytë që Kukësi ka futurime ajrore.

Në kohën e Mbretit Zog, në një fushë të njohur si Fusha e Meteorit dhe më pas edhe si fusha e Ballonave, u ndërtua në vitet 1930 një pistë rudimentare, e cila priste avionët e parë.

Udhëtimi me aeroplanët e kohës, 120 kilometra vijë ajrore nga Tirana zgjaste një orë dhe kushtonte diçka më pak se një frangë ari.

Pas pushtimit të vendit nga italianët, në vitin 1939 filloi zgjerimi dhe përforcimi i pistës, me qëllim pritjen e avionëve ushtarakë.

Dashuria e shkurtër e Kukësit me qiellin u ndërpre brutalisht gjatë kohës së komunizmit.

Pas rënies së regjimit, ideja e një piste në Kukës lindi së bashku me eksodin kosovar të vitit 1999.

Gjatë krizës së Kosovës, në pranverën e vitit 1999, fusha e aeroportit të Kukësit iu nënshtrua punimeve, që lejuan zbritjen e disa avionëve me ndihma.

Në atë kohë, sheikut emrin e të cilit aeroporti mban, “Zayed”, dhuroi rreth 20 milionë dollarë për ndërtimin e një aeroporti modern, i cili është ky që inagurohet me pak ndryshime që kushtuan sipas standateve të qeverisë Rama më shumë se sa ndertimi i tij, rreth 22 milionë euro. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY