Basha rrëfen historinë e dashurisë me Aurelën: Ishim 18 vjeç…

0Shares
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me bashkëshorten Aurela kanë rrëfyer për herë të parë së bashku në një studio televizive njohjen që përfundoi më pas me kurorëzimin e martesës.

Pjesë nga deklaratat:

Aurela: Është diçka sinqerisht, se nuk është vetëm një moment, pasi erdhi natyrshëm. Për 5-6 vjet ne ishim shokë. Pasi nga viti i dytë i universitetin kishim shkuar aty edhe ishim të dashur pastaj, boyfriend

Basha: Lidhesh më fort, gjërat i përjeton më ndryshe, tani jetojmë në një shoqëri ku s’ka familje që si ka njerëzit e vetë për fat të keq në emigracion, gjërat i përjeton më fort gjithçka.

Aurela: Ne ishim si të gjithë 18-vjeç, 19-vjeç kishim jetuar gjithë jetën me mamin dhe babin shkuam në një vend krejt ndryshe, krejt të ri, jashtë shtetit dhe mbase si gjithë ata shqiptarët që vijnë në Tiranë, aman vijnë në Tiranë në konvikt po janë në shtetin e vetë. Ne duhet që një të përshtateshim me shoqërinë e re me kulturën e re dhe dy të kujdeseshim për veten tonë.

Basha: Të shkosh atje 19-vjeç e para e punës mbaj mend është befasia se mirë Aurela ishte mësuar të bënte punë shtëpie, por unë s’bëja punë shtëpie, mund të ndihmoja ndonjëherë tim at ose ime më por e vërtet është që unë shkova si dikush që nuk kishte skuqur një herë vezë në jetën e vet.

Duhet të administroja një buxhet, të blija ushqimet. Papritur, duhet të ndërtosh një të përditshme ku nuk ke më ndihmën e prindërve. Dikush që nuk ka gatuar dy vezë, duhet të gatuaj spageti me ton peshku për të gjithë shtëpinë.

Duke u gjetur në një ambient ku mund të ishe krejtësisht i pavarur, u afruam më shumë me njëri-tjetrin që nga njëra anë na bëri më të fortë me sfidat që duhet të përballeshim dhe nga njëra anë na bëri më të fortë por nga ana tjetër na afroi më shumë me njëri-tjetrin, duke njohur gjëra që nuk i dinim.

Aurela: Ishim të dashur në Holandë. Ne bashkëjetuam së bashku në Tiranë. Në uikend takoheshim apo jo?

Basha: Edhe gjatë javës me të thënë të drejtën (qesh). Më pas u largova për në Kosovë dhe Aurela punonte në Holandë.

Aurela: Unë gjeta punë në Holandë dhe fillova aty. 5-6 vjet kemi qenë në dy vende të ndryshme.

Basha: OKB jepte një leje çdo tre muaj dhe unë shkoja. Aurela vinte në Prishtinë. Vinte në Tiranë.

Arditi: Kishte luhajte….

Aurela: Normal po!

Basha: Është ajo shprehja larg syve larg zemrës…

Aurela: Francezët thonë larg syve pranë zemrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje