VIDEO/ Si funksionon identifikimi elektronik i zgjedhësve?

VIDEO/ Si funksionon identifikimi elektronik i zgjedhësve?

102
0
Shares

Identifikimi elektronik, pajisja e cila do të aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe do të jetë prezente në çdo qendër votimi, operon në një mënyrë shumë të thjeshtë, por shumë të saktë. Përmes hardware-ve dhe software-ve të dedikuar, pajisja ndihmon në çdo hap të procesit zgjedhor, për të mundësuar siguri të plotë për votën e çdo qytetari, identifikimin e secilit mbi bazën e të dhënave që tashmë janë të depozituar në regjistrin e zgjedhësve. Të dhënat lidhen me numrin e kartës së identitetit, numrin e  qendrës së votimit dhe gjurmët e gishtave.

Instrumenti në qendër të votimit për të bërë identifikimin elektronik ka aftësinë e verifikimit të të dhënave që ju tregoni në momentin e paraqitjes për votim me ato që keni depozituar kur ju jeni regjistruar për dokument identifikimi.

Si funksionon identifikimi elektronik i zgjedhësve?

Ai kryhet përmes dy hapave të thjeshtë!

Procesi nis me leximin e dokumentit të identifikimit (pasaportë/ kartë identiteti) dhe shfaq të dhënat e qytetarëve, foton dhe qendrën e votimit ku ata janë regjistruar për të votuar.

Më pas votuesi do të verifikojë edhe shenjën e gishtit i cili njihet edhe si nënshkrimi i votuesit.

Identifikimi elektronik lejon votimin vetëm në qendrën ku është kryer regjistrimi. Ajo verifikon dhe dokumenton me përpikmëri tentativat për votim të dyfishtë. Ndaj kushdo që do të tentojë të kryejë shkelje, do të dënohet sipas ligjit në fuqi.

Përmes identifikimit elektronik, e drejta e votës do të ushtrohet me siguri dhe transparencë të plotë, në çdo qendër votimi, në të gjithë vendin.

Qëllimi I identifikimit elektronik lidhet drejtëpërsëdrejti me mbotjen e integritetit të votës së suaj, shmangien e cdo lloj deforimimi me praktika të vjetra të votimit të dyfishtë, të votimit me dokumeta të falsifikuara por edhe të votimit familjar.

Verfikimi elektronik i votuesve është një standart i lartë i zgjedhjeve. Ai u përfshi si detyrim në ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit zgjedhor pas arritjes së marrëveshjes së dy partive më të mëdha PD dhe PS. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY