Rama: Meta pushkatoi Luan Ramën politikisht

Rama: Meta pushkatoi Luan Ramën politikisht

133
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha se presidenti Meta e ka pushkatuar politikisht kandidatin për deputet në Vlorë, Luan Ramën.

“Metën President e kanë zgjedhur votat e tij dhe të PS patjetër. Nëse PS do t’i kishte votat nuk do të zgjidhte atë President. Ishte zgjedhja më e mirë për opozitën, por unë nuk e dija që do vinte puna deri në këtë pikë, që me prapa veprim dhe me prapamendim pushkaton Luan Ramën në Vlorë. Iku Luan Rama, u pushkatua. Si u pushkatua? Luan Rama u pushkatua politikisht me pushkë druri u ekzekutua”, tha Rama.

LSI në Vlorë ka bërë thirrje që të votohen kandidatet e reja që janë vendosur në vendin e 2 dhe të 3 të listës, pasi ka pasur indicie se Luan Rama i cili është i pari mund të ketë bërë një marrëveshje të nëndheshme me Damian Gjiknurin.

Zyrtarisht LSI i ka mohuar këto pretendime, ndërsa vetë Meta është shprehur se ai e ka djegur skenarin që Rama të marrë 9 mandate në Vlorë, edhe pa hyrë fare në fushën e lojës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY