Prokurori ndjek pas anëtarët e KPK pas shkarkimit: Jam pa shtëpi e...

Prokurori ndjek pas anëtarët e KPK pas shkarkimit: Jam pa shtëpi e katandi

287
0
Shares

Prokurori i Beratit, Tasim Puci, pas shkarkimit të tij, i ndoqi pas anëtarët e trupës gjykuese teksa dilnin nga salla, duke i pyetur dy herë radhazi “Ku do më çoni tani”?

Situata u qetësua me ndërhyrjen e forcave të sigurisë. “Jam pa shtëpi e katandi,” tha prokurori i saposhkarkuar përpara se të largohej nga salla.

Procesi i vetingut për prokurorin e Prokurorisë së Beratit, Tasim Puci u krye nga trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Genta Tafa Bungo.

Prokurori Puçi u pyet në lidhje me një kontratë noteriale në të cilën ai rezultonte pronar i një apartamenti, të cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shkëmbime financiare me këtë të fundit.

Puçi pretendoi se nuk kishte asnjë pasuri dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Sipas relatimit, prokurori u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit. A.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY