Rama, skenar për hutimin e votuesve të zemëruar me qeverinë, serish kërkesë...

Rama, skenar për hutimin e votuesve të zemëruar me qeverinë, serish kërkesë Bashës për bashkëpunim pas zgjedhjeve

129
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar serish sot kreut të opozitës Lulzim Basha që të bashkëpunojnë së bashku, në zbatim të një skenari për të dekurajuar votuesit e djathtë dhe ata të zemëruar me qeverinë e Ramës

“Unë i thashë dje një gazetari, që PS pa diskutim që do ti fitojë zgjedhjet, por çështja është si ne do të shkurtojmë kohën, do afrojmë të ardhmen shumë më shpejt sesa përndryshe do ta preknim, nëse nuk do të bëheshim bashkë, bashkë. Bashkë!

Dhe ai më pyet dhe më thotë, e di fitoren e di, se ajo as nuk diskutohet, fitorja nuk është as për mua, as për deputetët, për politikanët, drejtorët, ministrat, fitorja është për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

Përgjigja e Bashës dëshmoi që ai nuk është lider, por është një udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit. Unë për shqiptarët jam i gatshëm që të shkoj përtej ndasie të 30 viteve. Për ta bërë këtë duhet të jesh mirë së brëndëshmi.

Që të jesh një lider duhet të rrish pa gjurmë kur njerëzit janë pa çati, apo pa gjumë se kanë ankthin si do të dalin nga pandemia”, u shpreh Rama.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Edi Rama ftoi Lulzim Bashën që pas 25 Prillit të shohin mundësinë e bashkëpunimit në interes të vendit, por Basha reagoi menjëherë se ”koha e Edi Ramës ka mbaruar”.

Rama ka përdorur në version të kësaj strategjie edhe në zgjedhjet e 2017. Ai la të kuptohet se do të bëjë një marrëveshje qeverisjeje me PD, mjafton që të zvogëlonte LSI, pavarësisht se thërriste për timonin i vetëm. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY