Kastriot Piroli: PD, plan për rimëkëmbjen ekonomike të Kurbinit

Kastriot Piroli: PD, plan për rimëkëmbjen ekonomike të Kurbinit

189
0
Shares

Kandidati demokrat në  Qarkun Lezhë, Kastriot Piroli i shoqëruar nga kreu i PD Behar Haxhia, po intensifikon takimet me banorët në zonën e Kurbinit, ndërsa ai ka deklaruar  se ndryshimi do fillojë me PD pikërisht nga ekonomia, me uljen e çmimeve dhe taksave si dhe kushtet më optimale në zhvillimin e jetës qytetare.

Zona e Kurbinit konsiderohet nga më të varfërat, ndërsa shqetësimet e banorëve vijnë nga situata e krijuar pas tërmetit,  dhe pandemia. Janë dy faktorët të cilat kanë rënduar komunitetin kurbinas, me dhjetra familje ndodhen  të strehuara në çadra, baraka, dhe kontiniere, duke shpresuar rindërtimin e banesave.. Pushtetarët e rilindjes shfaqin forma të ndryshme për qetësimin e banorëve me problemet që i kanë zënë nga dëmtimi i banesave, dhe marrin me vete si gjithnjë premtime dhe asgjë konkrete. Papunësia është një tjetër çeshtje kryesore në Kurbin, që varet nga Qeveria, shkak kryesor në gjendjen e vështirë të familjeve kurbinase.

Kastriot Piroli kandidati i PD, gjatë takimeve me banorët ka propozuar progamin e tij me ardhjen në Pushtet të PD pas zgjedhjeve të 25 prillit. Me programin real qeverisja e ardhur me votat e demokratëve, ka si qëllim rimëkëmbjen e rindërtimit të banesave, si ndër çeshtjet kryesore në strehimin e banorëve. Programi i PD, ka si qëllim  rritjen e pagave dhe pensioneve, prioritet të rëndësishëm nga ky program mbetet bujqësia duke e konsideruar zonën e Kurbinit ndër më të preferuarat në zhvillimin e bujqësisë. Investime të rëndësishme në Kurbin janë nga programi ynë- ka shtuar Kandidati Piroli dhe në fushën e mjekësisë, ndërtimi i spitalit me një sërë paisjesh të domosdoshme dhe personelin me mjekë profesionistë.

Kandidati i PD Kastriot Piroli pas takimeve elektorale në disa zona të Kurbini, ka vizituar dhe tregun e qytetit të Mamurrasit, disa njesi biznesi dhe ato pak njesi të tjera tregtare. Gjendja mjaft e rëndë, malli tregtohet në kushte skandaloze. Ai premtoj të tjera standarte për tregtarët dhe konsumatorin në qytetin e Mamurrasit.

Kandidatin e PD, u kërkoj banorëve mbështetje në programin e PD, si më i miri me të cilin fitojnë banorët e Kurbinit dhe fiton gjithë Shqipëria. Sakaq Kandidati Piroli ka marrë premtimet nga banorët e etur në rrëzimin e rilindjes së Edi Ramës, me mesazhin e fortë në zgjedhjet e 25 prillit si e vetmja shpresë në programin e PD, në ndryshimin e madh atë të fitores së PD, si forca e vërtetë në ndryshimin e Shqipërisë. Ahmet Zani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY