VIDEO “Më kërkojnë rryshfet për legalizimin”, Agron Shehaj i jep premtim me shkrim qytetarit

0Shares
0

Afrim Mata, banor i njësisë nr.7 në Tiranë, ka parë se si këto 8 vite nën qeverisjen e PS-së janë legalizuar shtëpitë e komshinjve të tij, por shtëpia e tij jo. Ai ka plotësuar dokument pas dokumenti, por e ka kuptuar që për ta futur në procesin e legalizimit duhej të jepte ryshfet. Afrimi ia tregoi problemin e tij kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Agron Shehaj, i cili i premtoi se në qeverisjen e re ai nuk do të paguante para nën dorë për të fituar të drejtën e tij ligjore. Shehaj bëri një akt të pazakontë për një politikan duke ia firmosur premtimin në letër “Ky na gënjeu, po ma dhe fjalën si burrat do ta jap votën. Po ma dhe fjalën se do të më bësh legalizimin e shtëpisë, sepse këta nuk ma bënë, duan lekë e duan kafen në dorë. Të gjithë i kanë bërë, kurse unë jo se kërkojnë lekë”- tha zoti Mata. Kandidati demokrat premtoi se zyra e tij do të ishte e hapur për Afrimin madje i la të shkruar dhe me firmë qytetarit premtimin e tij. “Unë Agron Shehaj angazhohem që nëse zotit Afrim Matai kërkojnë para nën dorë ose ryshfet për të legalizuar banesën e tij do ta pres në zyrën time dhe i garatoj që nuk do të paguajë asnjë ryshfet”- ishte zotimi që u firmos nga Shehaj. Legalizimet e ndërtimeve pa leje janë një plagë e hapur ende sot duke mos u dhënë zgjidhje përfundimtare mijëra qytetarëve edhe pse në vitin 2013 Edi Rama premtoi se ky proces do të mbyllej për 2 vite.

https://fb.watch/4SCwMT-Z0R/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje