Dorëzohet vëllai që vrau komshinë në Luzni, u fsheh në një shtëpi...

Dorëzohet vëllai që vrau komshinë në Luzni, u fsheh në një shtëpi të braktisur

59
0
Shares

Një nga vëllezërit Mera i akizuar për vrasjen në Luzni, Dibër u dorëzua sot në polici.

Vihet në pranga personi i shpallur në kërkim policor ditën e djeshme, si bashkautor në vrasjen me armë të shtetasit XHetan Konesha.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi Altin Mera në pamundësi për të qëndruar i fshehur dhe për t’u larguar, iu është vetëdorëzuar forcave të Policisë.

Ky shtetas qëndronte prej ditës së djeshme i fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Lishan dhe në pamundësi për t’u larguar, ka dalë nga banesa dhe është vetëdorëzuar para shërbimeve policore që po kryenin kontroll në atë zonë.

Nga hetimet paraprake të kryera nga strukturat hetimore të DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, dyshohet se dy vëllezërit, shtetasit Muhamet Mera i arrestuar nga Policia menjëherë pas ngjarjes dhe shtetasi Altin Mera në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes Koneshe”, Njësia Administrative Luzni, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik shtetasin Xhetan Konesha 50 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY