Arrestohet Arben Gjinaj në Mal të Zi, prej 15 vitesh ndiqej nga...

Arrestohet Arben Gjinaj në Mal të Zi, prej 15 vitesh ndiqej nga Spanja

646
0
Shares

Anton Gjinaj, 55 vjeç, i shpallur në kërkim nga Spanja për trafik droge është vënë në pranga sot në Malin e Zi teksa kalonte Rozajen.

Gjinit i është kërkuar dokumenti i identifikimit për t’i bërë kontrollin, ai ka dhënë pasaportën me identitetin e tij të dytë, Pashkë Rrapi por e kanë tradhtuar shenjat e gishtave.

Ai është i dënuar me tetë vite e nëntë muaj burg për trafik droge në Spanjë. Interpol Madrid kishte ngritur alarmin e kuq për të dhe tani pritet që Gjinaj të kthehet në Spanjë për të vuajtur dënimin.

“Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej nën një identitet tjetër nga NCB Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës,”-shprehet në një deklaratë policia e Malit të Zi.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminalw që veproi në Spanjë në vitin 2006.

Pashk Rrapi, allias Gjinaj përmes firmës së tij të ndërtimit, ka marrë miliona euro për projekte publike në Shqipëri. Edhe pse ndaj tij ka pasur denoncime të ndryshme në media, ai nuk është ndaluar asnjëherë nga autoritetet shqiptare, edhe pse ka marrë tendera në tre prej bashkive kryesore në vend, Tiranë, Durrës dhe Krujë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY