Ishte te Mjaft: Si u zhvillua lufta në PS përmes krijimit të profileve fallco nga Endri Fuga

0Shares
0

Një aktivist i njohur i shoqërisë civile, dikur një nga anëtarët më aktivë të Mjaft, Kristi Pinderi ka publikuar sonte një mekanizëm manipulimi të përdorur nga Endri Fuga, këshilltari i Kryeministrit Rama. Ai oshte i ftuar në intervistë nga Adi Krasta në A show në syri tv.

“Do ta tregoj atë ngjarje dhe kontekstin. Ishte momenti kur Arben Blushi dhe Arben Malaj po përpiqeshin të ndërtonin një mendim ndryshe në PS. Endi Fuga dhe armata e Mjaftit ishin kundër tyre.

Fuga hodhi idenë për të hapur disa profile false, për të parë reagimin e njerëzve ndaj këtyre dy figurave.

Mendova se e bënte për të eliminuar elementët kyç në degët e partisë, që mbështetnin Malajn dhe Blushin. Ishte koha kur slogani i PS-së ishte ‘Fajin e ka Saliu’.

Filloi të krijohej një ambient maskarenjsh. Tani i shoh disa gjëra me ftohtësi. Disa nga personazhet që shkruanin te profilet false, janë promovuar.

Ky grupi i maskarenjve nuk e shohin politikën për ide, por maskarai gjen maskarain.

A është etike që të flas për detaje për ish-punëdhënësin tim? Unë isha një djalë i ri dhe nuk e kisha luksin të rrija pa punë. Ashtu si unë edhe shumë njerëz të tjerë, shihnin si një ambient për të promovuar disa kauza. Ajo që ndodhi me të vërtetë, kush e kishte kontrollin, ka pjesën e maskarallëkut.

Ne kemi humbur tashmë përfytyrimin për të ardhmen. Këta njerëz nuk zgjidhin hallet, por janë aty për të shtypur të tjerët”.

Më tej Pinderi flet për termin e ri “Patronazhist” dhe se a duhet të reagojnë njerëzit për publikimin e të dhënave personale.

“Disa prej nesh e kanë njohur anën e errët të pushtetit. Ne të gjithë i kemi besuar informacionet tona. Në momentin që shteti i shpërdoron, është në dëmin tonë. Që nesër qytetarët kanë të drejtën të shkojnë në një vend të BE-së të kërkojnë azil, pasi shteti mund t’i trajtojë në mënyrë të pazakontë. Kanë argumentin e fortë të të dhënave që u përdoren. Nëse nuk reagojmë, kjo konsolidon atë maskarallëkun.

Në rast se historinë do ta përfytyronim një pamje në horizont, duke sikur kemi arritur në skajin më të largët”, tha Pinderi, i cili në fund jep deklaratën e fortë: “Nuk besoj se Rama është i lodhur. Nuk mund të shkëputesh prej pushtetit. Njerëzit janë të lodhur nga Rama.

Në lidhje me Veliajn, me largimin  e Ramës duhet të largojmë dhe Veliajn, sepse janë investim i përbashkët.

Veliaj ka në plan kalimin në opozitë, edhe për kohë të gjatë. Që të jeh në opozitë për një kohë të gjatë, duhet të kesh siguri financiare. Veliaj mund të jetë duke menduar këtë, për të patur një opozitë të gjatë. Me largimin e Ramës, duhet të largojmë edhe Veliajn dhe grupin e Rilindjes”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje