Rama tregon kur i krijoi patronazhistët, me çfarë merren ata

Rama tregon kur i krijoi patronazhistët, me çfarë merren ata

242
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha sot se të dhënat e publikuara nga media janë mbledhur derë më derë ndlrsa shpjegoi edhe rolin e patronazhistëve.

I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lufi Dervishi, zoti Rama nuk pranoi se PS përdori të dhënat personale të qytetarëve nga E- Albania për qëllime fushate.

“Nuk kanë lidhje me AKSHIN. E dyta, të gjitha partitë kanë një database. Çfarë duhet të themi për Partinë Demokartike që me Call Centerat e Agron Shehajt, e çmendi këtë milet me telefonata. Të gjithë njerëzit e zyrës time ishin marrë për të disatën herë nga PD. Të gjitha partitë e bëjnë këtë, kudo në botë, jo vetëm këtu. Ne punojmë prej shumë vitësh me një sistem patronazhimi. Ka që për zgjedhjet e 2009 që ne mbledhim të dhëna dhe të dhënat mblidhen derë më derë. Dhe e fundit fare ai exeli që doli atje është shumë shumë i prapambetur dhe i epokës së vjetër për të qënë i PS-së”, tha Rama në “Përballë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY