PS, të dhëna për prirjet politike të shefit të shërbimit sekret, ndërsa...

PS, të dhëna për prirjet politike të shefit të shërbimit sekret, ndërsa për 3 ish ministrat e Brendshëm ka dyshime

172
0
Shares

Përdorimi i të dhënave për 910 mijë qytetarëve nga Partia Socialiste, nuk i ka shpëtuar edhe drejtuesi i SHISH, Helidon Bendo. Mediat kanë publikuar sot edhe patrozhanisten e shefit të sherbimot sekret.

Bendo i cili sipas patronazhistes së zonës së tij, Marjana Ndraka thuhet se ka preferenca për PS-në dhe se ai mund të konsiderohet votues i sigurtë për PS.

Në raportimin për shefin e SHISH janë të gjitha të dhënat si numër telefoni, numri i kartës së identitetit, qendra e votimit, etj, por nuk është shënuar vendi i punës.

Disa nga këto të dhëna besohej se i dinin fare pak persona, por PS thyen cdo pengesë.

Ndërkohë sipas të njëjta të dhënave dyshohet se Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj dhe Sandër Lleshaj, të tri ish-ministra të Edi Ramës, do të votojnë për Partinë Socialiste apo jo.

Në regjistrat e PS, Saimir Tahiri rezulton pa informacion, ndërsa njësoj është edhe Fatmir Xhafaj. Për Sandër Lleshajn, dihet me siguri se nuk është votues i sigurtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY