Jorida Tabaku, përgjigje për vilën në Lalëz: Kemi vila që më 1939

Jorida Tabaku, përgjigje për vilën në Lalëz: Kemi vila që më 1939

1600
0
Shares

Kandidatja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur sot në “Top Talk” në

lidhje me një vilë të blerë në Blu Mare në Lalëz si dhe punësimin e vëëlait në Albkontroll.

Jorida Tabaku tha se akuzat janë të pavërteta dhe do të përgjigjen pata drejtësisë.

Kushdo që ka folur po përballet sot me drejtësinë. Vëllai im punon në një institucion totalisht tjetër, që nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Rinas. Drejtësia është duke hetuar, besoj se do të ketë përgjigje shumë shpejt”.

Tabaku ka edhe një përgjigje ndaj pretendimeve se ka në pronësi një vilë në zonën  e Gjirit të Lalëzit, të blerë nëpërmjet korrupsionit. “Unë kam 12 vite e angazhuar në politikë, kam qenë në administratë publike dhe kushdo mund të kishte hetuar. Askush nuk e blen dot të shkuarën. Gjithkush ka dy modele, modeli që përbalt tjetrin dhe njëkohësisht modeli që flet me fakte dhe argumente. Unë çdo gjë e kam transparente, vij nga dy familje, të cilat janë familje të mëdha qytetare të Tiranës. E kanë krijuar mundësinë të punoj dhe jetoj mirë, çdo gjë është e hapur. Familja ime ka pasur vila që në 1939, kur ato që hedhin baltë sot mbi mua, nuk dihet se ku jetonin”. E gjitha, sipas saj, është një fushatë që ta intimidojë në punën që bën.

Të dy akuzat u publikuan në mediat afër qeverisë. Shqiptarja.com publikoi vilën e cila sipas kësaj medie ishte blerë nga biznesmeni qe po ndërton shkollën Sami Frashëri ku Tabaku ka denoncuar disa herë abuzimet me këtë ndërtim. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY