Çfarë bëjnë patronazhistët në PS, ku u gjetën ID dhe telefonat

Çfarë bëjnë patronazhistët në PS, ku u gjetën ID dhe telefonat

1089
0
Shares

Arben Pëllumbi, Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste, ka shpjeguar gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion”, funksionin e ‘patronazhistëve’ në këtë parti.

Nisur nga publikimet në media, të një liste që përmban emrat, numrat ID dhe numrat e telefonit të gjithë qytetarëve të Tiranës, Pëllumbi ka thënë se lista e socialistëve, nuk përmban të dhëna private.

“Në përgjithësi përpara çdo fushate elektorale, të gjitha strukturat me listën e zgjedhësve që publikohet paraprakisht, dalin në terren dhe punojnë duke identifikuar derë me derë votuesit, duke trokitur derë më derë me pyetje që lënë të kuptojnë përkatësinë politike. Ata që dalin janë të rinj të strukturave që duke trokitur derë në derë sjellin një lloj censusi. Nuk e di çfarë është kjo pamje, por gjithsesi nuk bëhet fjalë për ID, por për përcaktime të preferencave të votuesve”, tha Pëllumbi.

Duke shpjeguar mënyrën se si funksionojnë këto censuse, Pëllumbi shpjegoi gjithashtu edhe rolin e patronazhistit.

“Patonazhist është person i strukturave tona që merr përsipër duke trokitur derë më derë për të marr informacione. Ai është patronazhist i votave socialiste. Bëhet një census dhe identifikohen të gjithë qytetarët që na përgjigjen, tha në Opinion.

Mediat publikuan të dhënat me ID dhe numër telefoni ndërkohë që këto të dhëna mbahen vetëm nga e-albania dhe regjistri i gjendjes civile ne ministrinë e Brendshme. m.k

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY