COVID/ Ndahet nga jeta gazetarja e njohur shkodrane

COVID/ Ndahet nga jeta gazetarja e njohur shkodrane

95
0
Shares

Covid i mori jetln një gazetareje nga Shkodra. Anila Dushi nuk arriti ta fitojë betejën me Covid 19, dhe është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm, në spitalin rajonal Shkodër, ku ndodhej e shtruar prej disa ditësh.

Dushi është një gazetare e njohur në Shkodër, por edhe në Shqipëri me një karrierë të pasur prej 30 vitesh në media. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, ndërsa ka ndihmuar në nxjerrjen e dhjetra të rinjve reporter në media.

Kolegu i saj, gazetari Ardi Hoti dha njoftimin në Facebook duke shkruar: “Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare. Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin Tend. Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije. E veshtire per kedo ti thotë lamtumire Anila Dushit”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY