VIDEO/ Ironia e Ramës “Tropoja heroike, me Partine Demokratike”, tropojanët i japin...

VIDEO/ Ironia e Ramës “Tropoja heroike, me Partine Demokratike”, tropojanët i japin përgjigjen ‘smart’

283
0
Shares

Vetëm një ditë pasi kryeministri Rama recitoi me ironi vargjet “Tropoja heroike me Partine Demokratike”, gjatë një bisede me kandidatin socialist Petrit Malaj, tropojanët i kanë dhënë një përgjigje që nuk pritej.

Gjat një takimi në stadiumin e futbollit në Bajram Curr i kandidatit të PS, Malaj, disa tropojanë i dërguan flamurin e Partisë Demokratike me dron dhe ia valëvitën mbi miting dhe tribunën nga po fliste Malaj.

Në një video të postuar në Facebook, shihet se si socialistët ulin flamurin dhe sulen mbi të, por Malaj u thotë të mos sillen në këtë mënyrë.

“Nuk ka gjë mos u shqetësoni, nuk bëjnë dot tjetër gjë përveç këtyre gjërave. Ja, ja, ja….ja, ja, ja….atë flamurin paloseni me kujdes. Jo, jo, se ne nuk jemi ashtu. Jo. Po pse mendoni ju se do na shqetësoje ne kjo gjë, unë e kam ditur edhe që kjo gjë do të ndodhte, por jam aq i qetë saqë atyre nuk ua merr mendja. Dhe jam i sigurtë se këtë gjë nuk e bëjnë kundërshtarët e mir, por e bëjnë disa çapaçulë që a qua thotë mendja. Le të gëzojë edhe ai me këtë që bëri,”- thotë Malaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY