Rama serish shantazh me vaksinën, programi i vaksinimit njësoj me aktivitetet elektorale...

Rama serish shantazh me vaksinën, programi i vaksinimit njësoj me aktivitetet elektorale të Kryeministrit

53
0
Shares

Kryeministri Rama prej disa ditësh po bën shantazh mbi votuesit shqiptarë me vaksinën. Përvec se marrja e vaksinës në të gjithë vendin koncidon me programin elektoral të Ramës, ditët e fundit Kryeministri nuk e fsheh përdorimin e vaksinës për vota.

Në një takim me fermerët në Rrogozhinë, Rama tha se Basha është vetëm një kukull që qesh dhe që nuk ka kurajo të thotë asnjë fjalë.

“Ndërsa ai që e kurdis, Saliu, bën thirrje që njerëzit të mos bëjnë vaksinën, sepse të vdes.  Nëse një nga ne thoshte këto, do të ikte, do të dilte jashtë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se nëse njerëzit duan të ndërpritet vaksinimi, le ta votojnë. Ai e cilësoi fushatën e PD-së një sjellje të papërgjegjshme, duke thënë se opozita është antishteti.e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY