Bindja demokratike ka logon të ngjashme me PD, shqyrtohet ndryshimi nga ana...

Bindja demokratike ka logon të ngjashme me PD, shqyrtohet ndryshimi nga ana e Patozit

196
0
Shares

Partia Demokratike dhe Bindja Demokratike janë përplasur për logon me të cilën përfaqësohen ndërkojë që pritet që Bindja të ndryshojë logon e saj.

Sekretari i Partisë Demokratike për çështjet zgjedhore Ivi Kaso tha se ngjashmëria e logos së Partisë Demokratike dhe Bindjes Demokratike krijon konfuzion te votuesit. Ndërkaq, përfaqësuesi i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj tha se ndryshimi është bërë dhe BD do të dërgojë logon e re, nën inicialet e së cilës do të mbishkruhet edhe emri i partisë.

“E konsideroj të mbyllur pjesën e stilizimit të logos. Ne me kënaqësi e kemi ndryshuar logon, në kohë rekord, dhe me qëllim që fleta e votimit të miratohet, të bëhet sa më shpejt dhe të vazhdojë procesi”, tha Topollaj. e.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY