Rikthehet në vëmendje Roza Pati, merr detyrën e rëndësishme nga Papa Francesku

Rikthehet në vëmendje Roza Pati, merr detyrën e rëndësishme nga Papa Francesku

673
0
Shares

Rikthehet në vëmëndje emri i Roza Patit, deputete e PD në vitin 1996 dhe më pas edhe ministre e Punës në qeverinë e fundit Meksi e cila dha dorëheqjen ne vitin 1997.

Papa Françesku, ka emëruar shqiptaren Riza Pati për të shërbyer në Dikasterin e Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, profesoreshën  e Kolegjit të Drejtësisë të Universitetit St. Thomas.

Sipas, medias të huaj, Stu, ajo ka dhe postin e drejtoreshës ekskluzive të programit LL.M./ JSD në të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut dhe Drejtor Themelues të Akademisë së Trafikimit Njerëzor John J. Brunetti.

Lajmi është konfirmuar në letrën apostolike, ku thuhet se ajo do të merret kryesisht me çështjen e emigrantëve, personave në nevojë dhe të të sëmurëve.

“Ky Dikaster do të jetë kompetent veçanërisht në çështjet në lidhje me emigrantët, ata në nevojë, të sëmurët, të përjashtuarit dhe të margjinalizuarit, të burgosurit dhe të papunët, si dhe viktimat e konfliktit të armatosur, katastrofave natyrore, dhe të gjitha format e skllavërisë dhe torturës,“-thuhet në njoftim.

Mbështetja e kauzave që kanë lidhje me dinjitetin njerëzor, sjellin ndërgjegjësim dhe kërkojnë zgjidhje efektive ligjore dhe politike drejt heqjes së të gjitha formave të vuajtjeve njerëzore, përfshirë trafikimin njerëzor, është një pasion për Roza Pati. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY