“ Në Kamëz, qytetarët diskriminohen politikisht”

“ Në Kamëz, qytetarët diskriminohen politikisht”

124
0
Shares

“Jam përpjekur të bëj vetë disa riparime që të mos më futet uji në shtëpi”‘ – kështu e nis bisedën Pëllumb Çuni, banues i lagjes 4 në Kamëz, me drejtuesin politik për zonat e Kamzës, Paskuqanit, Zallherrit dhe Vorës, z.Flamur Noka.

Shtëpia e familjes Çuni është dëmtuar nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, por deri më sot, askush nuk është kujtuar për këtë familje.

“Prej 1 viti e gjysmë më zvarrisin në Bashkinë e Kamzës. Më thonë se kanë humbur dokumentat, nuk gjendet dosja. Edhe sot e kësaj dite unë nuk e di se në ç’gjendje është shtëpia, nëse duhet shembur, apo ka nevojë për rikonstruksion. Kam shkuar 3 herë në Bashki dhe më thonë se do të vijnë, por askush nuk ka ardhur. Tavani i shtëpisë sime është çarë komplet, por nuk vjen askush ta shohë” – deklaroi z. Çuni

“Rasti juaj tregon se si pushteti diskriminon qytetarët, se si bashkia e Kamzës dhe qeveria e Rilindjes nuk janë në shërbim të qytetarëve. Zoti Çuni nuk është militant i Rilindjes, por një qytetar i thjeshtë i kësaj bashkie, që edhe pse ka dëmtime shumë serioze në banesën e tij, askush nuk do t’ia dijë. Ndërkohë, nga ana tjetër, militantëve të Rilindjes u janë ndërtuar vila, ndonëse shtëpitë nuk janë dëmtuar. Kjo është fytyra e Rilindjes!” – u shpreh z.Noka

Zoti Noka vijoi duke e siguruar qytetarin se kjo situatë do të ndryshojë pas 25 prillit dhe se kjo është një arsye e fortë për të votuar për ndryshimin.

“Ky pushtet që ka braktisur qytetarët, duhet të braktiset më 25 prill” – përfundoi z. Noka. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY