SAMI MILLOSHI/ Zija Çela, e kapërcefsh shekullin!

SAMI MILLOSHI/ Zija Çela, e kapërcefsh shekullin!

166
0
Shares

Nga Sami Milloshi (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Në foto Zija Çela me gazetarin Sami Milloshi

Nesër miku im i shtrenjtë, shkrimtari Zija Cela i mbush plot 75 vjet jetë. Unë e uroj ta kapërcejë shekullin.

Kam qenë me fat që Zija Çelën e kam njohur në moshë të re. E thotë edhe fotografia që shoqëron këtë status. Jemi në Kukës pikërisht në vitin 1975. Të dy gazetarë. Zijai shkrimtar që sapo kishte rrëmbyer zemrat e lexuesit…

Tani pas 46 vjetësh , ndërsa shkruaj këto rradhë, mua më pushtojnë kujtimet dhe malli për një njeri të rrallë, për një shkrimtar të rrallë, majë e letërsisë shqipe.

Nëse tani pas 75 vitesh jetë ditëlindja e Zijait kremtohet si festë nga mijëra lexues të tij, kudo ku ka shqiptarë, në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, në Ulqin, në Boston ku jam edhe vetë, në New York, në Romë, në Grac, në Zyrih apo në Athinë, kjo do të thotë se është rasti për të kujtuar se sa fatlumë jemi që lexojmë prozën e Zijait.

Diku Pikasoja thotë se atë e pyesin shpesh se si ka evoluar arti i tij. Përgjigja e tij është se ” Arti nuk ka as të shkuar dhe as të ardhme. Nëse arti nuk ka të sotme , ai nuk ekziston”.

Zija ÇELA ka qenë, është dhe do të jetë sa të frymojë njerëzimi, E SOTME e artit të fjalës . Pse? Sepse e tillë është magjia e fjalës së tij artistike.

Më vjen mirë që Zijai është energjik , më vjen mirë që ,sa ç’e lexojmë ne atë, po aq na lexon ne edhe ai vetë. Dhe kështu udhëtojmë sëbashku duke mbërritur fëmininë tonë për së dyti…

Zija të përqafoj!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY