Dibër, dëbora kalon mbi gjysëm metri, verilindja pa energji

Dibër, dëbora kalon mbi gjysëm metri, verilindja pa energji

164
0
Shares

Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë kalon mbi 45 cm ndërsa në zonat e thella varion deri në 70-80 cm kete mëngjes.

Rrugët nacionale që lidhin Peshkopinë me Tiranën dhe Peshkopinë me Kukësin kalohen me zinxhirë. Aksi Peshkopi- Qafë Draj drejt Kukësit dhe Ura e Çerenecit – Librazhd kalohen pjesërisht por nuk janë të hapura.

Të gjitha njësitë administrative janë të bllokuara, përveç atyre që janë përgjatë rrugëve nacionale. Fadromat e kontraktuara nga Bashkia kanë hapur vetëm rrugët kryesore të qytetit, ndërsa nëpër fshatra nuk bëhet fjalë.

Si pasojë e rëndesës nga bora janë thyer pemë, shtylla dhe janë këputur tela përçuesa elektrikë, duke lënë në errësirë më shumë se 80% të Dibrës.

Situatë e vështirë është edhe në rrethin e Bulqizës ku trashësia e borës kalon gjysmë metri. Në Segmentin  nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit ka pasur bllokime të herë pas hershme për shkak të erës së fortë që sjell dhe grumbullon borë në trupin e rrugës.

Qytet e Kukësit, Peshkopisë dhe Krumës janë pa energji elektrike. Kjo ka ardhur si pasojë e një defekti ne linjen 110kV te OST.

Kjo situatë e vështirëson edhe më shumë jetën e banorëve të këtyre zonave që janë goditur nga reshje të shumta dëbore dhe probleme me bllokimin e shumë zonave. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY