TIRANË/ Kapet laçjani që vidhte me thikë në fyt

TIRANË/ Kapet laçjani që vidhte me thikë në fyt

159
0
Shares

Vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, qytetarët në vende të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 27-vjeçari me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes.

Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të  vjedhjes me dhunë dhe tentativës për vjedhje të sendeve me vlerë.

Policet bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit T. S., 27 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta” duke tentuar të vjedhë me dhunë sendet me vlerë një shtetaseje.

Nga hetimet dhe provat e siguruara rezulton se ky shtetas dyshohet se është  autor edhe  i dy ngjarjeve konkretisht :

I vjedhjes me dhunë nën kërcënimin e thikës të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E. I;

Dhe tentativës së vjedhjes së sendeve me vlerë të shtetases M. H.

Materialet në ngarkim të shtetasit T. S. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY