Këlliçi: Varfëri e madhe në Qytetin e Nxënësve, 2 në çdo 3...

Këlliçi: Varfëri e madhe në Qytetin e Nxënësve, 2 në çdo 3 fëmijë në familje janë larguar nga vendi

54
0
Shares

Kandidati për deputet Belind Këlliçi ka vizituar tregjet tek qyteti i nxenesve ku ka gjetur varferi, mungesë të blerësve, pasiguri ekonomike.

“Këlliçi përshkruan problemet e shumta ndërkohë që ofron si zgjidhje programin e qeverisë së opozitës.

Kalova përmes tregut në ish Qytetin e Nxënësve për të biseduar me tregtarë të vegjël. Mjafton pak kohë qëndrimi këtu për të parë se fuqi blerëse nuk ka.

Shkova edhe në tregun e komunitetit Rom, ku banorëve u kërkohet nga bashkia të levizin nga zona pa asnjë plan akomodimi për ta.

U ndala gjithashtu në rr. “Vasfi Samimi”, e shkatërruar totalisht prej vitesh. Kjo është një nga rrugët më të rëndësishme që lidh Qytetin e Nxënësve me Kombinatin.

Në 90% të familjeve që takova, 2 nga 3 femijët e tyre janë larguar nga Shqipëria. Familje të zhytura në borxhe të mëdha që presin me shpresë të shohin ndryshim.

Duhet t’i japim fund kësaj varfërie që largon krahun e punës dhe forcën vitale të rinisë! Më 25 prill, të gjithë të bashkuar për ndryshim”, shkruan Këlliçi. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY