“Hapni rrugën gangestera” dhe më pas mori breshëri automatiku në kokë e...

“Hapni rrugën gangestera” dhe më pas mori breshëri automatiku në kokë e trup

223
0
Shares

Shoferi i Edmond Kocit ka treguar edhe fjalët e fundit të ‘Mond Çekiçit’ para se të përshkohej nga dhjetra plumba.

“Hapni rrugën gangestera”, u është drejtuar ai dy të maskuarve qe ndodheshin në makinën e tyre, vetëm 3 m larg.

Prita ishte e qëllimshme dhe mbi 43 vjeçarin u dërdhën breshëri plumbash kallashnikovi. E gjitha ndodhi për 20 sekonda, në lagjen 16 të Durrësit, aty ku banonin prindërit e tij. Anëtari i bandës së Durrësit mori 6 plumba në trup për shkak se kishte hapur derën e makinës çastin kur sulmoi verbalisht ata që e kishin marrë shënjestër.

Pista kryesore e hetimeve është e kaluara e 43-vjeçarit. Çekiçi u vra në vendin ku muaj më parë u vra edhe një mik i tij.

Mond Çekiçi ishte shoku i ngushtë i Edmir Bregut, nga Kukësi, i cili gjithashtu është ekzekutuar dy muaj më parë po me breshëri kallashnikovi në po të njëjtin vend ku u vra Çekiçi. Ndlrkaq ai ishte plesëtar i bandës së Lul Berishës dhe sipas disa mesazheve të publikuara dje nga ish Kryeministri Berisha, mik i Dakos, Ard Çelës dhe me lidhje ne nivelet e larta të policisë së Durrësit. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY