Arrestohen dy vëllezërit e plagosur në Shkodër, mësohet skema e përgjakjes me...

Arrestohen dy vëllezërit e plagosur në Shkodër, mësohet skema e përgjakjes me armë

206
0
Shares

Foto nga vendi i plagosjes
Vihen në prang dy vëllezërit Hot dhe Marjan Doçaj që mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme gjatë një konflikti me armë zjarri.

Ndërkohë që është në kërkim autori i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri, Besmir Perkolaj.

“Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Bardhaj, në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. D., 26 vjeç dhe H. D., 31 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi B. P., 29 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër”, njofton policia e Shkodrës.

Nga hetimi rezultoi se: Më datën 20.03.2021 rreth orës 19.30, në fshatin Bardhaj Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta vëllezërit Doçaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit B. P. i cili i është kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë zjarri automatik, ku për pasojë mbetën të plagosur jashtë rrezikut për jetën dy vëllezërit ndërsa shtetasi Besmir Perkolaj u largua nga vendi i ngjarjes dhe u shpall në kërkim.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale që shërbejnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe mjeti tip Audi, i shtetasit M.D.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të shtetasve M. D. dhe H. D. për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, ndërsa për shtetasin B. P. për veprat penale të “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY