TIRANË/ Qëlloi me armë drejt një banese, policia në kërkim të 25...

TIRANË/ Qëlloi me armë drejt një banese, policia në kërkim të 25 vjeçarit

118
0
Shares

Policia e Tiranës është vënë në ndjekje të një të riu, Ronaldo Gurabardhi i cili ka qëlluar me armë sot në afërsi të një banese. Ngjarja ndodhi në rrugën Shaban Bardhoshi. Pasi qëlloi me armë ai është larguar me një mjet.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet”, njofton policia e Tiranës.

Punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY