Shkon në 3 nunri i arrestimeve për vrasjen në Dishnicë të Korçës

Shkon në 3 nunri i arrestimeve për vrasjen në Dishnicë të Korçës

59
0
Shares

Shkon në 3 numri i të ndaluarve, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29 gusht të 2016, në një lokal në afërsi të fshatit Dishnicë, ku pas një konflikti me sende të forta, gjeti vdekjen 23-vjeçari Marsel Osmani.

Ndalohet nga policia bashkëpunëtori i tretë i kësaj ngjarjeje, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” me pasojë vdekje, kryer në bashkëpunim.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, u bë ekzekutimi i vendimit penal për ndalimin e shtetasit A. M., 33 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 29.08.2016, në një lokal në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë, Korçë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit O. Z., dhe Ll. D., (pronari i lokalit dhe truproja), kanë plagosur me sende të forta shtetasin Marsel Osmani i cili si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur vdekjen disa ditë pas ngjarjes, në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe provat e grumbulluara, rezulton se bashkëpunëtor me dy shtetasit e mësipërm (të cilët janë ndaluar më parë nga Policia) ishte edhe shtetasi A. M. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY