DEKLARATA/ KQZ: Zgjedhjet janë për qytetarët, partitë politike të tregojnë maturi

DEKLARATA/ KQZ: Zgjedhjet janë për qytetarët, partitë politike të tregojnë maturi

111
0
Shares

Duke marrë në konsideratë retorikën politike të ditëve tëfundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përmbushje tëpërgjegjësive të veta dhe me qëllimin për të përgatitur, zhvilluar dhe administruar zgjedhjet e datës 25 prill, nëpërputhje me standardet më të mira për zgjedhje të lira, tëdrejta dhe të ndershme, i bën apel të gjithë aktorëve politik për vetëpërmbajtje dhe maturi në sjlljen dhe mesazhet politike dhe elektorale të tyre.

Duhet mbajtur në vemendje se sjellja dhe retorika e udhëheqësve dhe përfaqësuesve politik ndikon në mënyrë tëdrejtëpërdrejtë tek mbështetësit e tyre, ndikon në mënyrë tëdrejtëpërdrejtë në cënimin e standardeve të zgjedhjeve nëvendin tonë.

Partitë politike janë një element themelor i sistemit demokratik të vendit dhe janë një mjet thelbësor i shprehjes së vullnetit politik të qytetarëve dhe si të tilla kanëpërgjegjësinë dhe detyrimin ndaj qytetarëve që të sillen me përgjegjshmëri dhe maturi.

Gjuha e ashpër dhe sjellja konfliktuale nuk i shërben interesit të qytetarëve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, tëndershme dhe demokratike, kusht për integrimin europian tëvendit.

Jemi në prag të fillimit të fushatës zgjedhore ndaj kandidatët dhe partitë politike duhet të respektojnë konkurentët e tyre.

Zgjedhjet janë për qytetarët dhe fushata zgjedhore është faktori kryesor/qendror në formimin e opinionit tëzgjedhësve, ndaj duhet respektuar e drejta e qytetarëve për të krijuar opinionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe tëpandikuar, si dhe të drejtën e tyre për të pasur zgjedhje tëqeta, të lira dhe demokratike.

Gjithashtu, në respekt të standardeve të zgjedhjeve tëndershme, KQZ i bën apel edhe zyrtarëve të angazhuar si garues në zgjedhjet e datës 25 prill, që të ndajnë anagzhimin e tyre si kandidat për deputet me atë të drejtuesit të entit shtetëror përkatës.

Zhvillimi i një gare të ndershme, në kushte të barabarta dhe duke respektuar standardet e kërkuara zgjedhore, i shërben zhvillimit demokratik të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY