Celibashi shpjegon regjistrimin e Tom Doshit: Ka një proces tjetër verifikimi në...

Celibashi shpjegon regjistrimin e Tom Doshit: Ka një proces tjetër verifikimi në prokurori për afro 15 kandidatë

173
0
Shares

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha këtë mbrëmje se do t’i drejtohet Prokurorisë për të bërë një verifikim më të thellë, për rreth 15 kandidatë përfshirë edhe Tom Doshin.

“Pardje kemi regjistruar listat. Dhe kemi kandidatë zyrtarisht për deputet. Ne jemi në të drejtën për të filluar proces verifikim. Nuk është vetëm Doshi, deri më tani kemi 10-15 raste por kjo do të vazhdojë. Po verifikohen dokumentacioni. Dhe do ja dërgojmë Prokurorisë. Për sa i përket Doshit si kandidat për deputet. E kam thënë se si për këtë dhe për të tjerë nëse do ketë nevojë verifikimi për gjendjen e tyre me ligjin KQZ do ta bëjë këtë gjë dhe do ta bëjë me një shpejtësi të shtuar. KQZ nuk është se po e transferon çështjen, por jemi tek procesi i verifikimit dhe kërkon angazhim të Prokurorisë. KQZ bën administrimin dhe vlerësimin e dokumenteve,”-tha ai. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY