Këlliçi: Rama dëboi të rinjtë nga Shqipëria

Këlliçi: Rama dëboi të rinjtë nga Shqipëria

51
0
Shares

Kandidati i PD, Belind Këlliçi vijon takimet në zonën e tij elektorale kubka ndër të tjera ka vënë theksin tek braktisja e vendit nga të rinjtë.

”8 vjet më parë Edi Rama premtonte bashkim zemrash dhe mendjesh për shëndetësi falas, arsim cilësor, 300 mijë vende pune, e shumë të thëna në atë që ai e quante “Rilindje”. Sot fjala “Rilindje” nuk përmendet gjëkundi. Slogani i dalë boje nuk bën më punë. Asnjë eksponent i PS nuk e zë në gojë. Doemos, ç’ka për të thënë!

Ne jemi para faktit të pakundërshtueshëm se të rinjtë kanë ikur nga sytë-këmbët, se fëmijët shqiptarë lindin debitorë e kanë mbi kurriz një borxh publik që Rama e ka thelluar sa s’ka ku të vejë më. Më 25 prill, të ndalojmë Ramën dhe boshatisjen e vendit nga të rinjtë! Edhe 40 ditë na ndajnë nga fitorja!”, ka theksuar Këlliçi gjatë takimeve në Tiranë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY