Vijnë dozat me Astrazeneca në Rinas mes dyshimesh të medha në gjithë...

Vijnë dozat me Astrazeneca në Rinas mes dyshimesh të medha në gjithë Evropën

369
0
Shares

Kane mberritur në Rinas 38400 dozat e para të vaksinës astrazeneca pjesë e marrëveshjes së qeverisë me conax.
Me kete pjese vaksinash do të nisë vaksinimi i mësuesve ndërkohë qe perdorimi i kësaj vaksine është ndaluar në disa vende të Evropës për shkak të rreth 30 rasteve me vdekje pas përdorimit të saj.

Si zakonisht, Kryeministri ka shkuar në Runas për ti pritur bashke me dy ministrat.

Rama tha se në muajin prill, pritet të vijnë 60 mijë doza të tjera vaksinash, po nga Astrazeneca. Ndërsa nga Pfizer, pritet të vijnë edhe 30 mijë doza të tjera.

“Nesër ne do nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve dhe pedagogëve. Do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë vendin procesin e vaksinimit në shkolla, duke i kthyer këto të fundit në pika vaksinimi. Shpresojmë të vijnë shumë shpejt sasi më të mëdha. Në muajin prill presim nga Astrazeneca edhe 60 mijë doza të tjera. Po në muajin prill presim edhe 30 mijë doza të tjera nga Pfizer. Ideja është të kemi një vaksinim intensive që të thyejmë zinxhirin e infektimit dhe të zbusim situatën për tu bërë gati për sezonin turistik,“- tha Rama ndër të tjera.

a.b

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/824014401525384/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY