Dritan Leli i kthen ‘shpullën’ Edi Rama, i shkarkon nënkryetarin Afrim Qendro

Dritan Leli i kthen ‘shpullën’ Edi Rama, i shkarkon nënkryetarin Afrim Qendro

1374
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka firmosur sot shkarkimin e nënkryetarit Afrim Qëndro, i dërguari i Kryeministrit pas dorëheqjes së tij si drejtor i rrugëve në ministrinë e Infrastrukurës për shkak të skandalit të DH Albania.

Mësohet se Qëndro nuk ka hyrë në Bashki ditën e sotme, ndërkohë që ‘Faxneës’ raporton se dokumenti për shkarkimin e tij është ende në tavolinën e Lelit.

Kryebashkiaku vlonjat është zyrtari i parë socialist që i kthen shpullnë Edi Ramës duke hapur edhe një shteg për zbulime skandalesh të tjera që lidhen me të ilegalin e Ramës në bashkinë e Vlorës.

Edi Rama argumenton përjashtimin e Lelit nga PS me faktin se “Kush nuk është gati për fushatë, nuk do të lejohet të jetë pjesë e saj”.  Rama i kërkoi atij të largohej nga bashkia dhe të përfshihej në listën e kandidatëve në Vlorë, diku nga fundi i saj.

Afrim Qendro ia doli të shpëtonte pa lagur në skandalin më të madh të parave publike në këtë vend. Ai i dha një tender rreth 20 milionë euro kompanisë DH Albania me dokumenta të falsifikuara, e cila sipas ‘Zërit të Amerikës’ishte e lidhur me një kompani tjetër të madhe ne vend që po ashtu kishte kontrata të mëdha publike.

Prokuroria e hetoi rastin dhe përjashtoi nga hetimi qeverinë dhe zyrtarë të saj duke dënuar me pak ditë pushim në burg vetëm administratorin e saj, një emër i panjohur, të cilin policia refuzon ta arrestojë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY