Veliaj nxjerr nga zyrat ish-partinë e Bamir Topit. Më cfarë marrëveshje apo...

Veliaj nxjerr nga zyrat ish-partinë e Bamir Topit. Më cfarë marrëveshje apo ligji mbajti një parti në zyrat e bashkisë

429
0
Shares

Policia bashkiake e Tiranës, një grup personash me uniformë që përdoren për dhunime të qytetareve nga ana e bashkisë, ka rrethuar sot zyrat e FRD-së dhe ka nxjerrë zyrtarët e partisë prej aty, me pretendimin se godina është pronë e Bashkisë së Tiranës.

Zyrave të FRD i janë prerë dritat. Policët Bashkiakë që qëndrojnë në hyrje të godinës, pretendojnë se ajo është në pronësi të Bashkisë, por nuk japin sqarime se kush ka dhënë urdhër për rrethimin e saj, raporton faxëeb.

Zyrat e FRD ndodhen në një kat të ndërtesës që dikur ka qenë selia e PD, ndërkohë më vonë u mor në pronësi të bashkisë së Tiranë dhe u vendos atje një nga drejtoritë e saj burokratike që nuk bëjnë asnjë punë vecse shërbejnë si zyra elektorale dhe zyra komunikimi për Veliajn.

FRD, partia e Bamir Topit u vendos atje në vitin 2015 pas marrjes së bashkisë nga PS. Qëllimi pse u vendos atje ishte të reflektonte vazhdimësi me PD ku e ka pasur selinë në kotë e opozitës, për ti veshur Topit një meritë prej demokrati me taban. Bamir Topi ishte në aleancë me PS në zgjedhjet lokale 2015 por edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Fakti që sot ka shkuar policia ti nxjerrë jashtë pak ditë pasi partia hyri në koalicion me PD dhe Bamir Topi u largua nga drejtimi i saj, lind pyetja se me cfarë kontrata apo urdhri kjo parti e kishte selinë në një ndërmarrje të bashkisë.

Duket qartë se nuk ka pasur kurrfarë kontrate dhe paratë e ujit, dritave dhe qeranë e ka paguar bashkia, pra qytetarët e Tiranës. Vlen të pyesim edhe se në cfarë pozicioni mund të ketë marrë rrogën edhe Bamir Topi, për shembull këshilltar i drejtores se mbrojtjes së konsumatorit.

Nëse ka pasur kontrata dhe Veliaj jep urdhër të bllokohet selia e partisë, kjo është dhunë politike dhe nuk duhet lejuar.

Policët bashkiake dhe policia bashkiake janë një organizatë që bën represion, mbron paligjshmërinë në Tiranë. Nëse keni një hall nuk u ngre telefonin. Shikoni qindra lokale që kanë zënë hapësirat publike në pallate, ku janë komisionerë ilegalë drejtorë e oficerë të policisë bashkiake, policisë ndërtimore dhe vetë drejtues të bashkisë.

Veliaj duhet të japë shpjegime se me cfarë marrëveshjeje ka mbajtur deri tani një parti politike në zyrat e bashkisë, të japë llogari se kush ka paguar shpenzimet e Bamir Topit dhe pastaj të tregojë se pse po nxjerr partinë nga zyrat pikërisht pasi ajo ka bërë koalicion me PD. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY