Përjashtimi i Dritan Lelit nga PS, fati i kryetarit vlonjat i ngjashëm...

Përjashtimi i Dritan Lelit nga PS, fati i kryetarit vlonjat i ngjashëm me të Gjikës

227
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është përjashtuar nga Partia Socialiste pasi refuzoi të hiqte dorë nga detyra e kryebashkiakut për të kandiduar për deputet.

Leli u largua nga partia pas një mesazhi që Damian Gjiknuri lexoi në Asamblenë e PS në Vlorë.

Siç bën me dije gazetarja Esiona Konomi për Abcnews.al, në mesazh thuhej se “Dritan Leli nuk ka më vend mes socialistëve”.

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar ditën e sotme takime në Vlorë. Takimet po zhvillohen në vilën qeveritare në këtë qytet.

Dritan Leli nuk është kryebashkiaku i parë i Vlorës, i cili largohet në mënyrë spektakolare fillimisht nga gjiri i partisë dhe më pas nga detyra.

I ulur në të njëjtën zyrë, disa vite më parë, të njëjtin fat pati edhe Shpëtim Gjika. Madje, ky i fundit me zor ia doli t’i shpëtonte burgut pasi largimi nga bashkia u parapri dhe ndoq nga disa padi penale për shkelje gjatë detyrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY