Komiteti teknik i Pandemisë, ja masat që u lanë në fuqi në...

Komiteti teknik i Pandemisë, ja masat që u lanë në fuqi në Shqipëri

182
0
Shares

Komiteti Teknik i Ekspertëve edhe kësaj jave ka lënë në fuqi masat ndaj COVID-19 edhe pse sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta  Manastirliu, ka një tendencë të rënies së infektimeve prej 1 marsit.

MASAT NË FUQI NGA KOMITETI TEKNIK

Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.

Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.

Universitetet vijojnë online.

Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY