Luçiano Boçi shpjegon pozicionin e tij në listën e Elbasanit

Luçiano Boçi shpjegon pozicionin e tij në listën e Elbasanit

148
0
Shares

Kandidati për deputetë i PD në Elbasan, Luciono Boci ka shpjeguar sot hamendjet në lidhje em kandidimin e tij.

“Shumë amulli mediatike. Shumë shqetësime dashamirëse të miqve, mbeshtetësve e anëtarëve të Partisë Demokratike. Është e qartë dhe e thjeshtë. Jam pjesë e listave të Partisë Demokratike në qarkun Elbasan. Jam pjesë e betejës më themelore për fatet e demokracisë dhe fatet e vendit.

Nder e privilegj! Falenderues për të gjithë! Vazhdojmë së bashku rrugëtimin për të përmbushur misionin tonë, në luftë me të keqen, të ligën e të shëmtuarën e pushtetit të korruptuar e bandit rilindas, dje me protesta madhështore, sot me votë qytetare. Jam i 7-ti i listës! Po ç’rëndësi ka?! Besimi tek njerëzit nuk matet me numra, matet me shpirt e përkushtim!Shqipëria duhet të fitojë”, shkruan ndër të tjera Boci.

Boci mungonte në një listë kandidatësh të qarkulluar nga PD pak minuta para vendimit përfundimtar. Ndërkohë që në listën që u nis në KQZ në mesnatën e 8 marsit, ai ishte në listën e kandidatëve të Elbasanit në vendin e 7-të. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY