Erion Veliaj neverit mijëra qytetarë me reklamën ku përdoret gjyshja me sklerozë

Erion Veliaj neverit mijëra qytetarë me reklamën ku përdoret gjyshja me sklerozë

432
0
Shares

Reklama me gjyshen me sklerozë e Erion Veliaj ka shtuar neverinë për kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Shikuesit e saj e kanë ‘masakruar’ e ‘kryqëzuar’ Velinë në komente, pas publikimit të spotit.

Më poshtl janl nga komentet e bëra në postimin ku dhe është publikuar videoja e spotit, të cilat janë regjistruar nga dosja .al pot nuk i gjeni më në profilin e kryebashkiakut Veliaj, sepse janë ‘eliminuar’.

Shumë prej ndjekësve e cilësojnë të shpifur e të ndyrë faktin që po bëhet politikë, duke përdorur një sëmundje, gjë që mund të prekë dhjetëra qytetarë të tjerë, që vërtet vuajnë nga skleroza dhe familjarëve të afërt që edhe mund të kenë humbur të afërmit nga kjo slmundje. Ndlrkohë reklama ka një “ageism” të theksuar, rrallë të hasur në Shqipëri ku respekti për ata më në moshë nuk është shuar.

“Me sëmundje gjetët të talleshit ju? Me sëmundje do bëni propagandë? Kuptohet që keni arritur në grahmën e fundit dhe po përpiqeni të gjeni ndonjë gjë, por harrojeni. 25 prilli do të jetë goditja më e madhe për Ramën e për ty i kryetar i LGBT-së,”- shkruan një prej tyre.

“Nuk ndjek asnjë politikan në FB e TV. Hera e parë që komentoj sepse kjo nuk durohet. Turp t’ju vijë që bëni propagandë me një sëmundje 100 herë më të keqe se vët kanceri. Jam kurioze të shikoj buzëqeshjen tënde nëse do kishe një familjar tëndin me këtë sëmundje. Keni harruar të jeni njerëz, e doni të votoheni. Turp!”- shkruan një tjetër.

“Je krijesa më e ndyrë në planet. Mjerë populli po ra në dorën tënde. Berisha, Rama, Meta, Basha janë hajdutë, të korruptuar të shitur e një mijë të zeza. por ti je i shpifur. Vemje,”- vijon dikush më tej.

“Sa neveritje përcjellin elemente të tilla elektorale…Shumë e pështirë mënyra se si bëhet fushatë nga kryebashkiaku ynë i pashembullt e faqeçndritur,”- shkruan dikush tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY