TIRANE/ Policia zbulon ‘dyqanin” e te bardhes dhe jeshiles tek rruga Zef...

TIRANE/ Policia zbulon ‘dyqanin” e te bardhes dhe jeshiles tek rruga Zef Serembe

71
0
Shares

Vihen në pranga 2 shtetas, posedues dhe shpërndarës të lëndës narkotike ne disa rruge te Tiranes.

Policia sekuestroi lëndë narkotike heroinë, kokainë, kanabis, shuma të konsiderushme parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dhe sende të tjera të kundraligjshme.

“U goditën 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në vende të ndryshme, konkretisht:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,pas një pune hetimore disa mujore, bënë ndalimin e shtetasit :

I.A., 57 vjeç, pasi në rrugën “Zef Serembe”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 500 doza me lëndë narkotike heroinë, shuma të konsiderushme parash, 1 automjet, 1 aparat celular dhe 1 DVR.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. G., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij të marrë me qera në zonën e Astirit u gjetën 34 doza me lëndë narkotike kokainë si dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular”, thuhet ne njoftimin e policise. /DRONI.al/

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasve I.A dhe F.G.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY