Vjen në shqip shkrimtari më i njohur bashkëkohor spanjoll

Vjen në shqip shkrimtari më i njohur bashkëkohor spanjoll

46
0
Shares

Vjen për herë të parë në shqip ANTONIO MUÑOZ MOLINA nje nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë spanjollë me veprën “ASGJË E JASHTËZAKONSHME” perkthyer nga spanjishtja nga Bashkim Shehu .

Me rrugëtimin e një shkrimtari drejt një destinacioni ku do të jetë dëshmitar ngjarjesh të çuditshme fillon përmbledhja e plotë e prozës së shkurtër të Antonio Muñoz Molina-s… Tek Asgjë e jashtëzakonshme zbulohet një Antonio Muñoz Molina zbavitës, vetëkritik dhe i pazakontë. Një humor i mprehtë kullon përmes këtyre tregimeve tmerri, dashurie dhe vdekjeje, në të cilat shfaqja e papritur e skenave në stilin më të pastër të zhanrit fantastik ngërthen vetinë e mbajtjes pezull, të magjepsjes së lexuesit dhe të shumëfishimit të leximeve të rrëfimit.​

Antonio Muñoz Molina (1956) është një ndër autorët më të njohur e më të përkthyer të letërsisë së sotme spanjolle. Autor i mëse dhjetë romanesh, ai është fitues i mjaft  prej çmimeve të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare. Në vitin 2013, u shpall fitues i Çmimit të Princit të Asturias për Letërsinë. Në vitin 1996, Antonio Muñoz Molina u zgjodh anëtar i Akademisë Mbretërore të Spanjës. Jeton mes Madridit dhe Nju Jorkut. Ky është libri i tij i parë që përkthehet në shqip.

Titulli: Asgjë e jashtëzakonshme

Autori: Antonio Muñoz Molina

Përktheu: Bashkim Shehu

Numri i faqeve:  280 fq

Çmimi: 800 lekë

Botues: Botimet IDK

ISBN:  978-9928-136-76-3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY