Vjosa Osmani në Tiranë, i kërkon Parlamentit të Shqipërisë të miratojë një...

Vjosa Osmani në Tiranë, i kërkon Parlamentit të Shqipërisë të miratojë një dokument

115
0
Shares

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani ka kerkuar sot gjate nje deklarate ne Tirane qe parlamenti shqiptar te miratonte rezoluten mbi gjenocidin serb ne Kosove. Nderkohe ajo vleresoi qendrimin e homologut shqiptar ne lidhje me “shkembimin e territoreve” me Serbine.

“Presidenti Meta më shprehu qëndrimin e prerë se është kundër shkëmbimit të territoreve, një ide e tmerrshme. Prandaj, na duhen zëra të fuqishëm në Shqipëri”-tha kryeparlamentarja.

Zonja Osmani i bëri edhe një kërkesë Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me një rezolutë për çështjen e gjenocidit serb në Kosovë.

“Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë. Kuvendi jonë e ka miratuar. Është krejtësisht e natyrshme që vendi i dytë të jetë Shqipëria”, theksoi ajo.

Ajo tha se kishte diskutuar edhe për pastrimin etnik të heshtur në Luginën e Preshevës nga ana e autoriteteve serbe. “Prandaj na duhet një zërë më i fortë”- theksoi ajo. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY