Ndahet nga jeta Paolo Rosi, emblema e futbollit italian

Ndahet nga jeta Paolo Rosi, emblema e futbollit italian

224
0
Shares

Paolo Rossi, heroi i Italisë në Botërorin e vitit 1982 në Spanjë ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare.

Paolo ishte hero kombëtar në Itali për shkak të atij Botërori të paharrueshëm. Ai sapo ishte kthyer nga një dënim, por u grumbullua në kombëtare dhe bëri atë, që askush nuk e parashikoi.

Ai i shënoi atë tregolësh të pabesueshëm Brazilit të mbushur plot me yje dhe i shënoi Gjermanisë në finalen e fituar 3-1.

Me Juventus ai fitoi dy Serie A, teksa futbolli italian humbet një nga simbolet e tij.

Pas tërheqjes nga futbolli Rossi u bë komentator shumë i zoti, duke punuar në televizione gjigante si Rai, Sky dhe Mediasset. Ai la tre fëmijë, Sofia Elena, Maria Vittoria dhe Alessandro. Ishte i martuar me gruan e tij Federica, e cila njoftoi e para në rrjetet sociale ndarjen e tij nga jeta.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY