Mediat e mëdha botërore transmetojnl lajme nga protesta: Kryengritje në Tiranë

Mediat e mëdha botërore transmetojnl lajme nga protesta: Kryengritje në Tiranë

196
0
Shares

Protesta e djeshme në rrugët e Tiranës ka marrë vëmendje maksimale nga mediat botërore, disa prej te cilave edhe e konsideruan kryengritje ne kryeqytetin shqiptar.
Mediat greke raportojnë për kryengritje në Tiranë për shkak të vrasjes nga policia të 25 vjeçarit Klodian Rasha. “Zougla” shkruan se mijëra protestues dëmtuen godinën e kryeministrisë dhe disa ministrive duke kërkuar drejtësi për të riun.

Reuters” raporton se fillimisht policia raportoi për një pistoletë të gjetur pranë viktimës Klodian Rasha, por më vonë u tha sërish prej organeve shtetërore se arma nuk i përkiste atij.

Protestuesit që po kërkonin dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm hodhën objekte në ministrinë e tij dhe i vunë flakën pemëve të Krishtlindjes ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, tha një dëshmitar për Reuters.

Dy policë dhe një gazetar u raportuan të plagosur lehtë.

Oficeri i policisë i cili dyshohet se vrau djalin u arrestua dhe filloi një hetim. “Oficeri i policisë nuk veproi në përputhje me ligjin kur përdori armën e tij,” tha policia shqiptare në një deklaratë.

Qeveria shqiptare ka futur masa të ndryshme, duke përfshirë një shtetrrethim, për të parandaluar rritjen e numrit të infeksioneve COVID-19,” përfundon Reuters.

DailyMail” bën një përmbledhje të të gjithë asaj që ka ndodhur gjatë dy ditëve të fundit në Shqipëri dhe thekson se i riu u vra sepse shkeli orën policore.

Ndërkohë, “AP” e vendos theksin tek përplasja e protestuesve me policinë në Tiranë duke iu referuar deklaratës së mbrëmshme të policisë sipas të cilës vrasja e Klodian Rashës nga një oficer policie nuk mund të shfrytëzohet si shkak për dhunë në rrugët e kryeqytetit.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY