Humb jetën mjeshtri i peshengritjes, Meta shpreh dhimbjen, ka një arsye të...

Humb jetën mjeshtri i peshengritjes, Meta shpreh dhimbjen, ka një arsye të fortë

52
0
Shares

Sot eshte ndare nga jeta ne moshen 84 vjec, prof. Haki Agalliu, një nga legjendat e peshëngritjes shqiptare.

Karrierën e tij si peshëngritës e ka zhvilluar te Partizani, teksa më pas ka qenë trajner i “Demave” dhe kombëtares shqiptare.

Agalliu mban rekordin si trajneri më afatgjatë në sportin e shtangës ku jane nxjerrë shumë emra të mëdhenj dhe kampionë.

Më vonë ka mbajtur postin e anëtarit të Komitetit Drejtues në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes për një periudhë 8-vjeçare.

Agalliu u dekorua edhe nga EWF (Federata Europiane e Peshëngritjes) në vitin 2008.

Eshe Presidenti Meta qe me heret ka ushtruar sportin e peshengritjes ka shprehur dhimbjen e tij.

“Lajmi për ndarjen nga jeta të Prof.Haki Agalliut, është i dhimbshëm për të gjithë ata, të cilët punuan dhe e njohën nga afër përmbi 6 dekada, në shërbim të sportit dhe peshëngritjes në veçanti.

Ai i përket asaj plejade trajnerësh, të cilët e ngritën peshëngritjen tonë në nivelet më të larta ndërkombëtare.
Emrat e shumë kampionëve dhe rekordmenëve lidhen edhe me punën e përkushtimin e Tij të admirueshëm, po kështu edhe shumë arritje në kompeticionet ndërkombëtare.
Ka qenë kënaqësi dhe privilegj ta njihja, por edhe të mësoja prej urtësisë të Tij.
Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Agalliu, të gjithë miqve dhe dashamirësve të Tij”, shkruan Meta. a.b /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY