COVID/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur Lumturi Blloshmi

COVID/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur Lumturi Blloshmi

141
0
Shares

Piktorja e njohur, Lumturi Blloshmi u nda nga jeta per shkak te covid. Ajo po luftonte me virusin e rrezikshëm prej tre javësh, pa mundur t’i bëjë ballë.

Lume Blloshmi njohet  si piktorja që lëvroi ndër të parat performancën dhe instalacionin në vendin tonë.

Lumturi Blloshmi lindi në Tiranë në vitin 1944. U diplomua për pikturë në vitin 1968. Në vitin 1988 çeli ekspozitën e parë personale në Berat dhe po atë vit mori pjesë në Bienalen e Ankarasë (Egjypt). Gjatë viteve ’89-’91, çeli dy ekspozita vetjake në GKA. Midis viteve 1992- 2010 Blloshmi ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në grup si në Selanik, Madrid, Lion, Budapest, Stamboll, Paris, Zyrih, Gjenevë, Modena, Hag, New York etj. Ishte fituese e konkursit ndërkombëtar “Onufri ’94”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY