Arrestohen dy persona për atentatin në Elbasan

Arrestohen dy persona për atentatin në Elbasan

41
0
Shares

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të tjerë të shpallur në kërkim për përplasjen me armë gjatë ditës së djeshme në qytet.

Bëhet fjalë për Feliks Filjen dhe Ersi Cekanin, të dy nga 21 vjeç, të cilët dyshohet se ishin pjesë e grupit që shkëmbeu zjarr në mes të qyetit.

Cekani u arrestua nga policia për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Ndërkohë, mbeten ende në kërkim, Armand Ceveli edhe Migert Qosja, të dy të akuzuar për “vrasje me dashje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Caushllari dhe Qosja po udhëtonin në dy makina të ndryshme kur ka nisur përplasja me armë mes tyre.

Mesditën e djeshme, në rrugën “Emin Matraxhiu” pati një përplasje me armë, gjatë të cilës mbeti i plagosur Ervis Çaushllari, i njohur ndryshe dhe si “Vic Korçari”.

Çaushllari u arrestua dje në spitalin e Traumës ku kishte shkuar për t’u kuruar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën dhe armë zjarri, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, vënia në pranga e njërit prej autorëve dhe shpallja në kërkim e një tjetër autori.

Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga specialistët për Hetimin e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F., 21 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

C., 21 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu, si rezultat i këtyre hetimeve është shpallur në kërkim policor, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” shtetasi A. C., 21 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna për kapjen e tij dhe për kapjen e autorit tjetër, shtetasi M. Q.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY