Pas lajmit se Rama është në Abu Dabi, Kryeministri dërgon videon, ja...

Pas lajmit se Rama është në Abu Dabi, Kryeministri dërgon videon, ja ku është

401
0
Shares

Kryeministri Rama ka munguar sot në përkujtimet e një vjetorit të tërmetit tragjik duke u larguar nga Shqipëria ndërkohë që kishte edhe një seancë pyetjesh në Parlament.

Ish kryeministri Berisha tha qysh mbrëmë se ai ka ikur me një avion privat në Abu Dabi për të bërë vaksinën anticovid.

Kë të lajm e ka konfirmuar edhe vetë Rama por nuk ka thënë se ishte atje për vaksinën por për një marrëveshje investimesh.

“Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara – Firmosim sot marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase për Shqiperine.

Nisim së shpejti me investimin e madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut”, ka njoftuar Rama përmes rrjetave sociale. /DRONI.al/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/174332327677288/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY