Rama nuk është në Shqipëri në 1 vjetorin e tërmetit, Berisha: Iku...

Rama nuk është në Shqipëri në 1 vjetorin e tërmetit, Berisha: Iku në Abu Dabi për të bërë vaksinën anticovid

239
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk ka qënë në seancën e sotme Parlamentare, e cila mbahet në një vjetorin e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor 2019.

“I paharruar kujtimi i viktimave të tragjedisë së një viti më parë. Më e keqja është pas krahëve dhe më e mira është e gjitha përpara nesh”, shkruan Rama në rrjete sociale si për të treguar se është edhe sot në Shqipëri në përkujtimin e tragjedisë më të rëndë natyrore në vend që nga viti 1968.

Por ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar arsyet sipas tij, të kësaj mungese të kreut të qeverisë. Ai thotë se Rama ka shkuar me avion privat drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas ish-kreut të PD, Kryeministri Rama ka shkuar në Abu Dabi për të bërë vaksinën anti-COVID, ndërkohë që në statusin e tij shkruan se një udhëtim i tillë kushton të paktën 200 mijë euro.

“Edvin Hajduti niset me avion te veçante per ne Abu Dabi!

Miq, burime nga Rinasi informojne se sot  Edvin Hajduti eshte nisur me avion ne dispozicion per ne Emirate te Bashkuara Arabe. Nuk dihet qellimi i ketij udhetimi te fshehte dhe pikërisht ne 1 vjetorin e termetit qe goditi rende vendin tone. Flitet se vaksinimi anti-covid mund te jete arsyeja kryesore e ketij udhetimi blic pasi thuhet se neser do kthehet ne Tirane.

Miq, pavaresisht nga arsyeja e ketij udhëtimi blic, une dënoj me ashpersine me te madhe perdorimin nga Edvin Hajduti te avionit ne dispozicion ne vend te linjave tregtare.

Nje udhetim me avion te madh si ky i Edvinit ne dispozicion per ne Abu Dabi shkon te pakten 200 mije euro ne nje kohe kur ne spitalet covid vdesin te semure per mungese oksigjeni”, shkruan Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY