Krisma armesh ne Elbasan, kush eshte ‘Korcari’ qe besohet se u plagos

Krisma armesh ne Elbasan, kush eshte ‘Korcari’ qe besohet se u plagos

81
0
Shares

Të shtëna me armë janë regjistruar këtë mesditë në Elbasan, pranë stadiumit të qytetit ndersa nje person ka mbetur i plagosur.

Ne konflikt janë përfshirë 4 persona dhe tre mjete, ndërkohë që fillimisht janë përleshur fizikisht mes tyre dhe me pas kanë përdorur armët.

Në vendngjarje është gjetur vetëm një mjet tip mazda, me targa AA 305 SP, ndërkohë që dy mjetet e tjera janë larguar, së bashku me personat që janë përfshirë në konflikt.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka bërë të mundur dhe kqyrjen e mjetit Mazda, ndërkohë që nuk ka ende detaje lidhur me identitetin dhe arsyet që kanë çuar personat drejt këtij konflikti.

Burime te besueshme njoftojne se objektivi i atentatit ka qenë Ervis Çausholli, i cili ka mundur t’i shpëtojë plumbave, me një plagosje të lehtë në dorë.

Çausholli, i njohur ndryshe edhe si “korçari” është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet.

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se ai është paraqitur në spitalin e Elbasanit për të marrë mjekim, dhe më pas është larguar sërish prej aty./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY